“Hamasi një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë”/ Rama flet për tmerret e luftës në Gaza: Klithmat e dhimbjes së njerëzve…

Kryeministrit Edi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve foli në lidhje me luftën mes Hamasit dhe Izraelit.

Kreu i qeverisë e cilësoi organizatën palestineze Hamas, si një nga shëmbëlltyrat më të këqija në botë dhe se bota duhet të jetë e bashkuar në luftën ndaj terrorit. Kreu i qeverisë foli për tmerret e luftës në Gaza dhe tha se civilët janë ata që po vuajnë.

Edi Rama: Dua të adresoj elefantin në dhomë. Nuk është e lehtë të mbajmë këtë takim nën sfondin e sulmeve të dhimbshme dhe vuajtjeve që solli sulmi i 7 tetorit për popullin e Izraelit dhe dhimbjet që lufta në Gaza po sjell për shumë palestinezë të pafajshëm. Ndërsa bota mund të jetë e ndarë në lidhje me mënyrën si mund të dalim nga kjo luftë, është pa dëshmuar klithmat e dhimbjes së njerëzve në Gaza, është marrëzi me pasoja shkatërruese të mos jemi të bashkuar në luftimin e terrorit. Hamasi është një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë.

()

Arena e Lajmit

“Hamasi një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë”/ Rama flet për tmerret e luftës në Gaza: Klithmat e dhimbjes së njerëzve…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook