Vodhi një sasi parash në biznesin ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

Një 37-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi akuzohet se ka vjedhur një sasi parash nga biznesi ku punonte.

Policia njofton se 37-vjeçarja punonte arkëtare në një market , ndërsa akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.

Arena e Lajmit

Vodhi një sasi parash në biznesin ku punonte, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook