Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, është pezulluar me dy ndeshje nga FIFA. Ky vendim erdhi pas një episodi në finalen e Copa America 2024, në të cilën portieri, gjatë festës, goditi një kameraman që u afrua për të kapur momentin.
Në këto kushte, “gardiani” do të mungojë në ndeshjet kundër Venezuelës dhe Bolivisë, takime këto të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ekipi i Scalonit në kualifikuese kryeson me 18 pikë, 2 pikë më shume se Kolumbia.
(J.S/)