Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë detaje të tjera në lidhje me paralajmërimin për mosbindjes civile.
“Deri tani PD ka qenë në mbrojtje. Nga data 6 kalojmë në sulm. Nënjë betejë të pandalshme do përqendrojmë potencialin ndaj sulmin për qeveri teknike. Do të përdorim të gjitha masat deri në realizimin e qeverisë teknike”, tha ai.
I pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa se përse zbatohen prej tij urdhrat politikë të Ramës, Berisha tha se ndryshe, rruga e vetme që mbetej ishte lëvizja guerrile.
“Ajo do të ishte shkalla ekstreme e mos zbatimit të vendimit të gjykatave. Mbetej asgjë tjetër veç lëvizjes guerile kundër narkodiktaturës. Por ne besojmë e jemi të bindur se mosbindja civile është rruga me të cilën PD do të realizojë qëllimet e saj. Nuk jemi për forma ekstreme”, tha ai.
()