Elita e Kosovës/ Fitore bindëse, Llapi shkëlqen ndaj Suharekës

Skuadra e Llapit ka  arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen hapëse të javës së shtatë të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Suharekën, me rezultat bindës 3:0. Kjo disfatë shënon humbjen e parë për ekipin debutues në elitë, Suharekën, që deri tani kishte regjistruar katër fitore e një barazim.

Ndeshja u zhvillua të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku vendasit treguan dominim gjatë gjithë lojës. Goli i parë erdhi në minutën e 27-të, kur mesfushori Blend Baftiu realizoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, Llapi vazhdoi të rrisë presionin dhe arriti të dyfishojë rezultatin në minutën e 51-të me një goditje të bukur nga sulmuesi Ahmed Januzi, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Arbnor Ramadani, në minutat shtesë.

Tani të dyja këto skuadra kanë nga 13 pikë në klasifikim.

Arena e Lajmit

Elita e Kosovës/ Fitore bindëse, Llapi shkëlqen ndaj Suharekës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook