Kontestimi në PD-në e Lezhës, Gjekmarkaj: Kemi ka kaluar periudhë të vështirë. Mirëkuptoj zërat kritikë, shkojmë në zgjedhje…

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi edhe kontestimin e tij në PD-në e Lezhës, ku disa demokratë e kanë kundërshtuar.

Gjekmarkaj theksoi se PD ka kaluar një periudhë të vështirë, duke thënë se debatet i bëjnë mirë Partisë Demokratike. Ai tha ka besimin e plotë se debatet brenda PD-së do të tejkalohen dhe se Partia Demokratike do të shkojë më e fortë në zgjedhje dhe do i fitojë ato.

Agron Gjekmarkaj: Ne demokratët kemi kaluar periudhë të vështirë dhe ndonjë fjalë që nuk duhet ta kishim thënë më tepër, e kemi thënë. Secili prej nesh duhet të kërkojë ndjesë për zhgënjimet pas përplasjeve në PD. Diskutimi është gjë e mirë në Partinë Demokratike. Unë mirëkuptoj disa zëra, por besoj se ata do të më mbështesin, për fitore në qarkun e Lezhës.

Ne po shkojmë në zgjedhje me një front të madh opozitar, me disa grupime politike. Grupi i Bashës e ka përjashtuar veten nga të bërit opozitë. Më 6 tetor nisim protestat masive që nisin pa kthim, që çojnë Shqipërinë në qeveri teknike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Kontestimi në PD-në e Lezhës, Gjekmarkaj: Kemi ka kaluar periudhë të vështirë. Mirëkuptoj zërat kritikë, shkojmë në zgjedhje…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook