Anëtarët e degës së PD-së së Kamzës zgjedhin sot drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.
Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.