Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ja për çfarë akuzohet

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua nga Italia në Shqipëri, njoftoi Policia e Shtetit në një deklaratë. Shqiptari akuzohet për përndjekje, ndërsa dyshohet se në vitin 2019 kanosi një shtetase, që t’i dërgonte video intime.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi Policia.

Arena e Lajmit

Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ja për çfarë akuzohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook