VIDEO/ Si në kohët e arta, kryevepër e Messit me Inter Miamin

Inter Miami nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në kampionat ndaj Charlotte. Lionel Messi ishte protagonist për të besuarit e Martinos, teksa realizoi një kryevepër.

Në minutën e 67-të, ylli argjentinas me një goditje tipike të tij nga distanca, çoi topin në fundin e rrjetës, aty ku ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri kundërshtar. Një gol  me të vërtetë fantastik, që ngriti në këmbë stadiumin dhe bëri që skuadra e tij të dilte me një pikë nga ndeshja e MLS.

Messi u vlerësua te Inter Miami pas ndeshjes me notën 8.1, një nga më të mirët e  takimit. Sa i takon statistikave në aspektin personal, ai numëron 28 gola, teksa ka dhuruar 17 asiste, që në vitin 2023, periudhë kur ju bashkua kësaj skuadre. Për të, në karrierë, ky ishte goli i 841-të.

Pavarësisht viteve që kalojnë 37-vjeçari vijon të tregojë formë të mirë, duke mos humbur pothuajse fare nga shkëlqimi i tij. Messi ka kontratë me Inter Miamin, deri në dhjetor të vitit 2025.

 

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

VIDEO/ Si në kohët e arta, kryevepër e Messit me Inter Miamin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook