“700 mijë pensionistë përballen me varfërinë”, Teliti: Qeveria u tall me indeksimin e pensionit prej 25 lekësh në ditë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Dorjan Teliti, në një postim në Facebook, ka ngritur shqetësimin për diferencën e madhe mes jetës së qeveritarëve dhe pensionistëve në Shqipëri.

Ai theksoi se mbi 700 mijë pensionistë përballen me varfëri dhe kequshqyerje, duke u detyruar të blejnë ushqime me listë në dyqanet lokale, ndërsa qeveritarët “shijojnë biftekun e famshëm të Nusretit”.

Teliti kritikoi qeverinë për indeksimin e pamjaftueshëm të pensioneve, duke e cilësuar si lëmoshë 25 lekë në ditë. Ai e quajti skandaloze situatën kur çmimi i një bifteku te Nusreti është sa lëmosha e 4 mijë pensionistëve.

“Zgjidhja është një ndryshim politik që garanton zhvillim ekonomik dhe dyfishimin e pensioneve,” përfundoi ai, duke ftuar qytetarët të protestojnë më 6 tetor për një jetë dinjitoze dhe një shtet të drejtë ligjor.

Reagimi i plotë:

QEVERITARËT HANË BIFTEKUN E NUSRETIT, PENSIONISTËT USHQIMET ME LISTË TE DYQANI I KUDRETIT.
Fakt: Braktisja, varfëria, kequshqyerja, injorimi, janë realiteti i trishtë me të cilën përballen sot mbi 700 mijë pensionistë shqiptarë.
Ndërkohë që cmimet e ushqimeve njohin vetëm rritje muaj pas muaji, e pasi qeveria u tall me pensionistët duke miratuar thjesht lëmoshën qeveritare me indeksime pjesore prej 25 lekë në ditë, dyqanet e lagjeve raportojnë kudo të njëjtin fenomen: “po rritet dita ditës kërkesa për USHQIME ME LISTË nga ana e pensionistëve”.
A nuk është TALLJE kjo lëmosha 25 lekë në ditë me gjoja indeksime pensionesh???
Tallje është po po, sidomos kur mendon që cmimi i një bifteku te Nusreti për qeveritarët kushton sa lëmosha ditore e 4 mijë pensionistëve…THJESHT SKANDALOZE!Zgjidhja mbetet një dhe vetëm një, të gjithë në këmbë për ndryshimin politik. Vetëm ndryshimi i hap rrugën zhvillimit ekonomik e social, miratimit të minimumit jetik dhe dyfishimit real të pensioneve.
Vetëm kështu e bëjmë Shqipërinë të jetueshme.

 

Arena e Lajmit

“700 mijë pensionistë përballen me varfërinë”, Teliti: Qeveria u tall me indeksimin e pensionit prej 25 lekësh në ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook