Disfata në ndeshjen debutuese në stolin e Bylis, Dede: Më vjen keq për rezultatin, pashë sinjale pozitive

Nevil Dede debutoi në stolin e Bylis, në ndeshjen e humbur 0-1 ndaj Elbasanit. Dede, pas ndeshjes, tha se në përgjithësi ekipi luajti mirë, ndërsa u shpreh i bindur se ekipi do rritet.

“Më vjen keq për çunat pasi u paraqitën mirë, me një fragment në pjesën e dytë 50-60 ku Ruçi shpenzoi shumë energji. Filluam të mos kishim qetësinë e duhur në mënyrën se si dilnim përpara. Përgjoni dhe Ruçi nuk po mundeshin më. Gjithsesi, bëmë një ndeshje të mirë.

Na rëndon rezultati dhe psikologjikisht lojtarët duhet të rriten, prandaj them se kjo është më e rëndësishmja. Duhet të kenë besim te vetja dhe personalitet. Mosha mesatare është shumë e re. Që kur e pranova këtë bashkëpunim isha shumë i lumtur. Na duhet rezultati dhe vetbesimi për të kuptuar dhe lojtarët se çfarë niveli kanë.

E ardhmja? Unë nuk kam ardhur të konstatoj gjërat, por për të përmirësuar gjërat dhe të rris nivelin e klubit nëpërmjet lojtarëve. Me pushim e Kombëtareve mendoj se grupi do të jetë i plotë dhe të gjithë do të jenë më të rritur si personalitet.

Nuk e kisha në plan të merrja drejtimin e ndonjë ekipit, por njohja me presidentin e Bylisit ndikoi”, tha Dede.

Arena e Lajmit

Disfata në ndeshjen debutuese në stolin e Bylis, Dede: Më vjen keq për rezultatin, pashë sinjale pozitive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook