I shpallur në kërkim për abuzim seksual me një 13-vjeçare/ Arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e policisë kufitare pasi ishte shpallur në kërkim për abuzim seksual me një të mitur 13-vjeç.

Policia thotë se ky shtetas në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Më tej në komunikate thuhet se në muajin gusht 2023, dyshohet se shtetasi E. S. ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, rast i cili është transmetuar në një emision investigativ më datë 13 shtator 2024.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

I kërkuar për abuzim seksual me një shtetase të mitur, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një i kërkuar do të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Rinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, kapën në hyrje, në Rinas, shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë.

Ky shtetas në vitin 2023, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në muajin gusht 2023, dyshohet se shtetasi E. S. ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, rast i cili është transmetuar në emisionin “Piranjat”, më datë 13 shtator 2024.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i shpejtë dhe me ashpërsinë e ligjit.

()

Arena e Lajmit

I shpallur në kërkim për abuzim seksual me një 13-vjeçare/ Arrestohet 33-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook