Të reja të rëndësishme te Napoli. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi napoletan ka biseduar këtë të hënë me agjentin e Kvicha Kvaratskhelia, sa i takon çështjes së rinovimit.
Drejtuesit kanë bërë një propozim, nga i cili Kvara do të fitonte rreth 6 milionë euro neto në sezon mes pjesës fikse dhe bonuseve. Ylli gjeorgjian ende nuk e ka thënë fjalën e tij, teksa po merr kohën e duhur për të vlerësuar situatën. 23-vjeçari është pjesë e Napolit që në vitin 2022.
(J.S/)