Kuvendi i mbajtur sot është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes deputetëve.
Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD Flamur Noka, pasi ky i fundit ka shtyrë dhe është përplasur verbalisht me deputetin socialist Petro Koçi.
Siç shikohet në pamje, Noka përplaset fort verbalisht me Petro Koçin, e madje në një moment e shtyn.
Sot, deputetët e opozitës hodhën sende në drejtim të kryeparlamentares Spiropali dhe dogjën karriget përpara parlamentit.
(Arena e Lajmit)