Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në Parlament, duke publikuar pamjen e djegies së karrigeve të Kuvendit në oborrin e tij.
Rama ironizoi deputetët e opozitës, duke thënë se ato tregojnë “politikën mes përpjekjes për t’u ngjitur në Europën e bashkuar dhe mes zjarrvënies për t’u kthyer në gropën e shkuar”.
“POLITIKA MES PËRPJEKJES PËR T’U NGJITUR NË EUROPËN E BASHKUAR dhe ZJARRVËNIES PËR T’U KTHYER NË GROPËN E SHKUAR”, shkroi Rama.