Djegia e karrigeve në Kuvend/ Anëtari i Kryesisë së PD, Muçollari: Berisha në izolim dhe Salianji në burg, opozita e dënuar të…

Opozita iu rikthye revoltës sot në Kuvend ne shenjë proteste pas burgosjes së deputetit demokrat, Ervin Salianji. Kaos, përplasje dhe djegie karrigesh ishin momentet që dominuan seancën parlamentare. Po sot, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit dhe nisjen e procedurës nga ana e KQZ-së për zëvendësimin e tij.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka paralajmëruar se skena të ngjashme do të jenë të zakonshme çdo të hënë ose të enjte kur të zhvillohen punimet e Parlamentit. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari duke theksuar se lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në izolim me akuza sipas tij të fabrikuara dhe deputeti Ervin Salianji u burgos pse denoncoi krimin dhe lidhjet e trafikantëve me qeverinë, shtoi se tanimë detyrë e PD-së është të mos ndalë më aksionin.

“Në këtë atmosferë shtohet keqqeverisja, korrupsioni e abuzimi me pushtetin. Bien të gjitha siguritë, demokracia shnderrohet në një formalitet dhe shpejt mund ta shohesh veten nën një diktature me kuti votimi fasadë. Ndaj e vetmja rrugë ka ngelur përballja. Rezistenca. Në çdo ambjent, në çdo shesh, në çdo rrugë. Dhe e “dënuar” për ta realizuar këtë mision është Opozita. Ndoshta me jo pak kosto”, thekson Muçollari.

Reagimi i plotë

Opozita e dënuar të prodhojë të vetmin normalitet

Në kushtet që po kalojmë, ku asgjë nuk është në vendin e duhur, kur autorët e aferave më të mëdha financiare nuk hetohen bash në të njëjtën kohë që drejtësia e re i është sulur Opozitës me axhendë e me një vendosmëri politike, për të mbajtur në izolim liderin e opozitës pas gati 11 vitesh në opozitë, pa prova dhe fakte duke fabrikuar një absurd juridik të ngjashëm me marrëzitë që prodhojnë vetë diktaturat, ku trajektorja e kesaj çmendurie çon në burg denoncuesin e krimit, e jo trafikantin apo të korruptuarin, të lidhurin me bandat, pra në këtë situatë, i vetmi normalitet mund të vijë dhe duhet të vijë nga Partia Demokratike. Po si?

Duke hequr dorë nga çdo sjellje normale.

Vetëm duke ju bërë barrikadë qeverisë arbitrare, vetëm duke kundërshtuar në çdo menyre e me çdo mjet regjimin e sundimin personal të një njeriu, mund të ndalet theqafja e vendit në këtë greminë ku është nisur.

Dhe kjo nuk ka si behet me politika konvencionale, tradicionale. Dhe s’ka se si të behet në rrugë zyrtare e institucionale.

Institucionet kanë rënë. Garancitë ligjore e kushtetuese janë zhbërë. Instancat ku mund të apelosh, nuk ekzistojnë.

Çdo ditë që kalon, me porosi të Kryeministrit mund të sajohet një proces, mund të stisen prova e dëshmi për të goditur kedo.

Askush nuk është më i mbrojtur nga Republika. As vetë socialistët.

Klima e shantazhit dhe e frikës mund të ndihmojë në konsolidimin e protektoratit të Edi Ramës, po nuk i sherben askujt tjetër, dhe sjell vetëm dëme të paimagjinueshme.

Në këtë atmosferë shtohet keqqeverisja, korrupsioni e abuzimi me pushtetin.

Bien të gjitha siguritë, demokracia shnderrohet në një formalitet dhe shpejt mund ta shohesh veten nën një diktature me kuti votimi fasadë.

Ndaj e vetmja rrugë ka ngelur përballja. Rezistenca. Në çdo ambjent, në çdo shesh, në çdo rrugë.

Dhe e “dënuar” për ta realizuar këtë mision është Opozita. Ndoshta me jo pak kosto. Teksa do të duhej tē ishte duke konsoliduar alternativën, për ekonominë, për zhvillimin e mireqenien, paralelisht me ekipin në këtë vit zgjedhor, i del detyra të bëjë terapi shoku, të mos e lejojë që të dekompozohen liritë e të drejtat themelore, të mbajë me oksigjen parimet e normat e shtetit ligjor.

Kjo duhet realizuar bashkë me njerezit, me zgjimin dhe ndërgjegjësimin e kujtdo që mund të jetë në kllapi nga efektet e propagandës së rëndë. Nga këtu do të lindë koalicioni i madh fitues.

Askush të mos mendoje se mund të kete cilesi jete nëse nuk shpetohen parimet bazë te Republikës.

()

Arena e Lajmit

Djegia e karrigeve në Kuvend/ Anëtari i Kryesisë së PD, Muçollari: Berisha në izolim dhe Salianji në burg, opozita e dënuar të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook