“Është për të ardhur keq”, Gonzato për kaosin në Kuvend: Të ulen tensionet e të shmangen sulmet! Dhuna nuk është zgjidhje

Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet e djeshme në Kuvend.

Ai u shpreh se dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje, ndërsa u bëri thirrje palëve të dialogojnë.

Gonzato shtoi se nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, pasi deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.
Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje”, u shpreh ai.

()

Arena e Lajmit

“Është për të ardhur keq”, Gonzato për kaosin në Kuvend: Të ulen tensionet e të shmangen sulmet! Dhuna nuk është zgjidhje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook