“Turnover” ndaj Zvezdës, Inzaghi: Në këtë Champions nuk bëhen llogari, na duhet vazhdimësia

Arritja e fitores së parë në Champions League. Do të jetë ky objektivi kryesor i “nerazzurrëve” të Simone Inzaghit, teksa presin të martën në mbrëmje kampionët serb të Crvena Zvezdës në San Siro. Kampionët e Italisë i’a dolën të riktheheshin tek fitorja në kampionat pas humbjes në derbi, teksa mposhtën në transfertë 2-3 Udinesen. Tashmë duhet arritur edhe fitorja e parë në Champions, për të synuar kualifikimin përmes 8 vendeve të para. Sfidën e pare zikaltrit e barazuan, teksa morrën një barazim me shumë vlera në Manchester ndaj kampionëve të Anglisë të Cityt, ndërsa Crvena Zvezda humbi në shtëpi ndaj Benfikës.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës, tekniku zikaltër theksoi se për këtë ndeshje pritet të ketë një mini rrotacion në formacionin titullar, teksa Dumfries dhe Zielinski në mesfushë ishin edhe dy emrat e konfirmuar nga vetë Inzaghi, të cilët do ta nisin nga minuta e pare takimin.

Megjithatë mediat bëjnë me dije se do të ketë minimalisht edhe 5 ndryshime të tjera në formacion, duke nisur nga sulmu me Lautaron dhe Thuram që pritet të ndryshojn, si dhe Dimarco dhe Acerbi mund ta nisin takimin nga stoli. Më pas i pytur rreth gjendjes së skuadrës dhe takimit me Crvena Zvezdën, Inzaghi u përgjigj: Ky sezon i Championsit është ndryshe, nuk bëhen llogari, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Pas fitores në kampionat ndaj Udineses, duhet të krijojmë vazhdimësi të rezultateve pozitive, duke nisur nga sfida ndaj Crvena Zvezdës. Turnover? Për mua nuk ekziston si fjalë, e rëndësishme është që i gjithë grupi i futbollistëve të ndihet i rëndësishëm e të jetë gati për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Në lidhje me arrstimet e prokurorisë ndaj ultrtasve tanë, klubi më ka thënë se nuk mund të shprehemi, për sa kohë vijojnë investigimet nga ana e prokurorisë””, theksoi tekniku i Interit, Simone Inzaghi.

Arena e Lajmit

“Turnover” ndaj Zvezdës, Inzaghi: Në këtë Champions nuk bëhen llogari, na duhet vazhdimësia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook