Zyra e DEA-s në Tiranë/ Gazetari Kasapi: U hap për çështje logjistike e informacioni. Shqetësuese që në Portin e Durrësit nuk kapet më drogë

Në Tiranë pritet që të hapet një zyrë e DEA-s, e cila do të punojë më së tepërmi në drejtim të luftimit të trafikut të drograve të forta.

Gazetari Julian Kasapi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se ky hap mund të bëhet për çështje logjistike dhe informacioni. Ai tha se është jo pak shqetësues fakti që në Portin e Durrësit nuk raportohen më kapje të sasive të lëndëve narkotike. Sipas gazetarit Kasapi, në Portin e Durrësit me siguri që trafiku i drogës vijon.

Julian Kasapi: Në Amerikën Latine ka edhe grupe kriminale nga Ballkani. Këto grupe transportojnë kokainë edhe në Amerikë. Për mua është shqetësuese që në Portin e Durrësit nuk po kapet kokainë. A thua nuk ka më kokainë që hyn? Nuk e besoj. Sasi të mëdha kokainë kapen në porte të tjera europiane. Unë besoj se porti i Durrësit vazhdon të jetë pikë tranziti për trafikun e kokainës.

Unë mendoj që hapja e Zyrës së DEA-s amerikane bëhet për çështje logjistike dhe informacioni. Si ka mundësi që kaq shumë para të pista pastrohen në Shqipëri? Si ka mundësi që trafikohen sasi të mëdha kokaine në vendin tonë. Mendoj se këto histori janë parë me vëmendje nga DEA.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Zyra e DEA-s në Tiranë/ Gazetari Kasapi: U hap për çështje logjistike e informacioni. Shqetësuese që në Portin e Durrësit nuk kapet më drogë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook