Lille për mrekullinë ndaj Realit, trajneri i francezëve: Asgjë nuk është e pamundur

Nuk futen në fushë si favorit, por te Lille do provojnë mrekullinë, teksa përballë të mërkurën do të ketë Real Madrid. Trajneri i ekipit francez,  Bruno Genesio, motivoi në maksimum skuadrën, në konferencën për shtyp.

“Nëse hyn në fushë si viktimë dhe i thua vetes se ndeshja është e humbur, më mirë qëndro në shtëpi. Porn ë të njëjtën kohë duhet të tregohemi edhe realist, do të përballemi me klubin më të madh në botë”

“Jo skuadra më e mirë në botë, klubi më i madh në botë. Gjashtë fitore në Champions League në dhjetë vitet e fundit, është një spektakël. Para ndeshjes në këtë rast gjithçka duket e pabalancuar, por qëndron dhe fakti se ndonjëherë të vegjlit mund të mposhtin të mëdhenjtë” –  tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Lille për mrekullinë ndaj Realit, trajneri i francezëve: Asgjë nuk është e pamundur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook