Pano Soko, nga Nisma Thurje, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar dërgimin e emrave të deputetëve të opozitës në SPAK për tensionet e fundit në Kuvend.
Soko u shpreh se opozita duhet të bëjë një kallëzim kundrejt deputetëve të mazhorancës sa i përket votimit të tyre për mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
“Deputetët e opozitës duhet të bëjnë kallëzim për votat e mazhorancës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.Ata kanë shkelur Kushtetutën, duhet të shkojnë në SPAK të gjithë. Vendimet e GJK janë të zbatueshme, jo të diskutueshme. Me votat e tyre është bërë puç shteti. Për këtë duhet ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.