Një fitore e pastër 0-3 në transfertë përballë Shakhtar është një arsye e fortë për të festuar. 4 pikë në 2 ndeshjet e para në fazën e grupeve janë shifra pozitive, me Atalanta-n që zhvilloi një ndeshje perfekte e udhëhequr nga kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti. Ylli shqiptar realizoi golin e parë në karrierë në Champions League, goli i parë edhe për Atalanta-n në këtë sfidë, me qendërmbrojtësin kuqezi që ndoqi mirë aksionin dhe ne zemër të mbrojtjes së Shaktar arriti të dërgoj topin në rrjetë.
Bergamaskët nuk u mjaftuan me kaq, por në fundin e pjesës së parë Lookman dyfishoi shifrat. Për fat të keq, Atalanta humbi shërbimet e Gjimshitit, me mbrojtësin shqiptar që qëndroi në dhomat e zhveshjes pas një shqetësimi në ije.
Atalanta e nisi me golin edhe pjesën e dytë, me Bellanovan që trefishoi shifrat duke mbyllur llogaritë me Shakhtar.
Shijon këtë fitore edhe trajneri Gasperini: “Zhvilluam një ndeshje të mirë që në fillim. Qasja jonë ishte shumë e mirë, e mbyllëm ndeshjen që në pjesë. Ekipi ishte i sigurt në fushë. Gjimshiti? Pati një problem në ije. Kjo ndodh kur luan 4 ndeshje në 10 ditë”, u shpreh Gaspetini.
()