Flakët në parlament/ Baçi: Zjarrin më të madh duhet ta shikojmë tek arroganca e qeverisë. Pse ka paradokse në qëndrimet e opozitës

Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 me moderatoren Ina Qirjo, komentoi tensionet dhe flakët në parlament.

Baçi u shpreh se zjarrin më të madh duhet ta shikojmë tek arroganca e qeverisë. Ai tha se ka paradokse në qëndrimet e opozitës. Baçi vuri në dukje faktin se opozita ka protestuar dhe më herët në forma ekstreme dhe sërish nuk është arritur ndonjë rezultat konkret për rrëzimin e qeverisë.

Agim Baçi: Zjarrin më të madh duhet ta shikojmë tek arroganca e maxhorancës për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca u tall në lidhje me mandatin e zonjës Xhaçka. Zjarri më i madh është tallja e maxhorancës me Kushtetutën e ligjit. Opozita po vepron njësoj dhe pret rezultate të ndryshme? Kjo nuk ka kuptim. Ka paradokse në qëndrimet e opozitës. Ka dy standarde brenda opozitës, siç ka dy standarde brenda maxhorancës. Opozita e Berishës nuk mbështetet shumë nga qytetarët. Duhet të shikojmë protestën të hënën. Ka paradokse, sepse mosbindjen civile e bëjnë qytetarët e jo opozita. Çështja është tek pritshmëria që ka ngritur Berisha, që thotë 7 tetori është vendimtare dhe pas kësaj çfarë vjen më vonë?

Protestat zakonisht bëhen për të organizuar jetën politike të partisë. Opozita nuk ka popullin me vete. Ervin Salianji bëri një lëvizje të zgjuar, u dorëzua dhe nuk pranoi ngujimin. Për një shtet si Shqipëria, mbështetja e ndërkombëtarëve ka rol të madh.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Flakët në parlament/ Baçi: Zjarrin më të madh duhet ta shikojmë tek arroganca e qeverisë. Pse ka paradokse në qëndrimet e opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook