Vlora është përmbytur pas reshjeve intensive të shiut që prekën qytetin bregdetar prej mesditës së kësaj të premte.
mëson se disa akse rrugore janë përmbytur dhe prezenca e ujit është e konsiderueshme.
Më konkretisht, rrugët Abano&Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa segmente të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit.
Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtarët po hasin vështirësi për shkak të përmbytjes.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme në disa zona në qytet.
“Ju bëjmë thirrje të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në “Skelë” te dykalimshi. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës.
Reshjet intensive të shiut vijojnë në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të paradites.
()