Shfaqja më e veçantë e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në vilën “e ndaluar”

Njerëz të thjeshtë, të udhëhequr në një përvojë të veçantë kërcimi nga një koreografe, në një nga vendet më emblematike të shqiptarëve, në vilën 31 në Bllok – ky është thelbi i shfaqjes së nesërme të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit. Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon nocionin e fuqisë dhe bukurisë, koreografja Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me trupa “të përsosur”, rinorë, muskulozë, e të trajnuar.

Si i vështirësojnë apo pasurojnë lëvizjet veçoritë e secilit trup? Si transformohet një trup “i pamësuar” nga lëvizjet apo ritmet që nuk i përkasin fjalorit të tij të përditshëm?

Çfarë ndjesish mund të lindin nga kjo përputhje vëzhguese? Përmes eksplorimit të individualitetit dhe shprehjes së studimit të lëvizjes, po ashtu dhe kompleksitetit dhe diversitetit të trupave të performuesve, “Takime” i shtyjnë shikuesit të dallojnë copëza të vetes së tyre në skenë, t’i rivlerësojnë ato, si dhe të rishikojnë kuptimin e “të saktës” dhe “të përshtatshmes”.

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit të Tiranës ka bërë një ftesë publike që kushdo të merrte pjesë në punën e koreografes së njohur, Ermira Goro. Ftesa ka qenë e hapur për individë të të gjitha moshave, qofshin ata të njohur me artin dhe teknikat e kërcimit, ose fillestarë të apasionuar dhe pas më shumë se një jave me prova, gjithçka është gati për t’u shfaqur nesër përpara publikut në dy orare 16:00 dhe 17:00, në një vend që publikun e bën shumë kurreshtar, sic është dhe vila 31 në ish Bllok.

(balkanweb) 

Arena e Lajmit

Shfaqja më e veçantë e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në vilën “e ndaluar”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook