Emisioni “Log”/ Noka: Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia, ky është regjimi më i egër pas…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin ‘Log’ të moderatorit Endri Xhafo në News 24 tha se pushtetin e kryeministrit Edi Rama nuk e ka pasur as Ramiz Alia.

Noka u shpreh se regjimi i Rilindjes është më i egri që ka pasur vendi, pas pushtuesve osmanë. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një njeri, që kontrollon gjithçka e ky është Edi Rama.

Flamur Noka: Me kë e kemi mosbindjen civile? Kjo është një pyetje që çdo shqiptar e di përgjigjen. Sot çdo shqiptar i lirë e i ndershëm e di shumë mirë që ky është regjimi më i egër pas osmanëve. Kryetare parlamenti është mamica e Edi Ramës. Në krye të gjykatave është Rama. Edi Rama kontrollon çdo gjë. Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia. Edi Rama nuk na konsideron kundërshtarë politikë, por na konsideron “armiq”. Rama fshiu këpucët me Gjykatën Kushtetuese për rastin e mandatit të Olta Xhaçkës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Emisioni “Log”/ Noka: Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia, ky është regjimi më i egër pas…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook