Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live ka raportuar në lidhje me situatën e vështirë me të cilën u përball Vlora që një ditë më parë ku i gjithë qyteti u mbulua nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Teksa banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre Bashkia e Vlorës është kujdesur që banorët të mos qëndrojnë në banesa por të sistemohen përkohësisht në konviketet e qytetit.
Edhe pse ka kaluar tashmë thuajse 1 ditë nga reshjet intensive, Vlora vijon ende të jetë në një situatë alarmante, rrugët e qytetit janë thuajse të pakalueshme dhe banorët ende nuk mund të rikthehen në banesat e tyre.
Bëhet fjalë për të paktën 60 qytetarë të cilët janë evakuuar dhe rreth 30 familje të cilat nuk kanë mundur ende të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi uji ende nuk është tërhequr.