Agron Duka, kryetar i PAA-së, nuk ka përjashtuar mundësinë që në protestën e 7 tetorit, të kemi një ripërsëritje të protestës së 21 janarit 2011.
Duka tha se nuk uronte skenarë të tillë, por nuk e përjashtonte.
Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Duka tha se nuk duhet harruar fakti se kemi njerëz të kësaj mazhorance dhe kësaj qeverie që perceptohen si vjedhës të parave të tyre, që i është futur dora në xhepin e tyre.
“Nëse ne do të dimë të mobilizojmë njerëzit, do të kemi protesta të mëdha, që mund të na çojnë edhe në rotacionin e pushtetit”, tha Duka.