Çmenduri në “Franchi”, 3 gola dhe 3 penallti, Fiore thyen Milan, shpërthen Fonseca: Ky është një cirk (VIDEO)

3 penallti të humbura, 3 gola të shënuar, 2 kartonë të kuq. Fiore-Milan rezultoi një ndeshje e “çmendur” në çdo aspekt, në fund festuan tifozët vjollcë pas suksesit 2-1. Mike Maignan dhe David de Gea, dy portierët, ishin protagonistë absolut të këtij takimi, mbi të gjithë portieri spanjoll i cili priti dy penallti.

Në minutën e 22-të, Kean kishte shansin të kalonte Fioren në avantazh, por nga 11 metra distancë sulmuesi “azzurr” goditi keq, me Maignan që mbajti Milan në lojë deri në minutën e 35-të ku një “ish” si Adli dërgoi topin në rrjetë duke sjell festë te tifozët vendas. Në fundin e pjesës së parë ishte radha e Milan, me Theo Herandez që kishte shansin të barazonte shifrat, por De Gea i kuptoi krahun duke pritur goditjen e anësorit francez.

Historia u përsërit sërish me fillimin e pjesës së dytë, por këtë herë provoi Abraham nga pika e bardhë e penalltisë, sërish De Gea shfaqi të gjithë potencialin e tij duke pritur një tjetër penallti. Situata dukej sureale, por për të kthyer gjërat në normalitet mendoi i përhershmi Pulisic që fluturimthi në shtyllën e dytë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. “Djalli” dukej larg atij ekipi që “çmontoi” Inter në derbi, pasi në minutën e 73-të, Gudmundsson me një goditje të fortë mposhti Maignan duke kaluar Fiorentinën në avantazh. Traversa e Kean dhe dy kartonë të kuq për Palladino dhe Theo Hernandez që ishin në stol, ishin detajet e fundit që prodhoi kjo super sfidë:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Gjithçka pas. Bie Milan”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. I tërbur u shfaq Fonseca në përfundim të ndeshjes, mbi të gjitha për dy penalltitë e akorduara:

“Nuk dua të them asgjë për penalltitë. Unë e dashuroj futbollin, nuk dua të marr pjesë në këtë cirk. Tani çdo kontakt, qoftë minimal jepet penallti, futbolli nuk është kështu”, u shpreh ndër të tjera Fonseca.

()

Arena e Lajmit

Çmenduri në “Franchi”, 3 gola dhe 3 penallti, Fiore thyen Milan, shpërthen Fonseca: Ky është një cirk (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook