Elvana Gjata do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH.
Vip Magazine ka mësuar ekskluzivisht se Elvana Gjata rikthehet në Festivalin e Këngës pas disa viteve, ku ajo nuk arriti ta fitonte dot, duke sjellë edhe mjaft pakënaqësi nga ana e saj.
Po ashtu kemi mësuar se kënga e artistes me të cilën ajo do të ngjitet në skenën e Festivalit, do të titullohet “Carneval”.
Pjesë e Festivalit të Këngës do të jenë edhe Devis Xherahu, Ardit Çuni, Endrik Beba,Stine, Olsi Bylyku, Mihallaq Andrea, etj.
/Vip-magazine.al/