Nga 10 Tetori në Kinematë Shqiptare: Aktori Herion Mustafaj fjalë zemre për filmin që solli Danny Glover në Tiranë

Aktori i njohur Herion Mustafaj, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, mbetet tejet i lidhur me artin shqiptar. Së fundmi, ai ka shprehur vlerësimin e tij për filmin “Prokurori” me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, ku luan edhe legjenda e Hollivudit, Danny Glover.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mustafaj shkruan:

“I dashur Fati, ti je regjisori që i duhet kinemasë shqiptare, vëlla. Ti sjell yjet amerikanë të klasit botëror në historitë tona shqiptare. Ju i tregoni këto histori pa paragjykime, pa e shitur të keqen si shqiptare në filmat komercialë. Kjo është një kthesë e madhe për ne si kineastë shqiptarë. Urime vëlla, shkëlqe!”

Ky film pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, duke sjellë emra të mëdhenj si Danny Glover në ekranin shqiptar. “Prokurori” do të nisë shfaqjet në të gjitha kinematë shqiptare më 10 tetor, duke premtuar një përvojë unike për artdashësit.

Nga 10 Tetori në Kinematë Shqiptare: Aktori Herion Mustafaj fjalë zemre për filmin që solli Danny Glover në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook