Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”. Hollanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.

Arena e Lajmit

Europiani U-17/ Gjithçka gati, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”. Hollanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook