Zona e Zadrimës në Lezhë, me rrjet elektrik të amortizuar, banorët: Energjia shkëputet për orë të tëra, nga luhatja e tensionit jane dëmtuar elektroshtëpiaket

Furnizimi me energji elektrike është kthyer në shqetësim në zonen e Zadrimës në Lezhë, si edhe në fshatin Fishtë, i cili pret çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe turistë të huaj. Ndërprerjet e energjisë janë të vazhdueshme, ndërsa nuk mungojnë rastet kur banoret dhe bizneset qëndrojnë në errësire me orë të tëra. Shkak i kësaj situate është amortizimi i rrjetit elektrik, në të cilin nuk është investuar prej dekadash.

Mungesa e energjisë po penalizon dhe turizmin në Fishtë. Banorë dhe pronarë bujtinash thonë se turistet po largohen nga fshati, për shkak të mungesës së vazhdueshme të energjisë elektrike.

Njësia e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë thote se po shihet si zgjidhje ndërtimi i rrjetit të ri elektrik, investim i cili nuk dihet se kur mund të nisë.

()

Arena e Lajmit

Zona e Zadrimës në Lezhë, me rrjet elektrik të amortizuar, banorët: Energjia shkëputet për orë të tëra, nga luhatja e tensionit jane dëmtuar elektroshtëpiaket

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook