Alphonso Davies nuk ka ndërmend të rinovojë me Bayern Munich. Anësori i majtë kanadez pretendon që marrëveshja e re të parashikojë rreth 12 milionë euro në vit fitim, shifër kjo që shihet si shumë e lartë nga bavarezët.
Davies ka kontratë deri me 30 qershor 2025 dhe për momentin, sipas asaj që shkruajnë mediat, opsioni më afër të vërtetës është largimi.
Nuk përjashtohet mundësia e një kalimi te Real Madrid, por pas dere janë edhe klube të mëdha të Premier League, apo në Francë Paris Saint-Germain.
(J.S/)