Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se SPAK është shpresa e fundit për të vendosur drejtësi për 21 janarin.
Hoxha theksoi se Gjykata e Strasburgut e ka quajtur 21 janarin një “krim shtetëror”. Ai shtoi se vrasjet e qytetarëve në bulevard janë bërë me urdhër të komanduar.
Artan Hoxha: Kishte tendencë që të shmangej dosja e 21 janarit në SPAK. Vrasjet kanë qenë me urdhër të koordinuar dhe të bëra nga njerëz të stërvitur për atë punë. Vendimi i Strasburgut noterizoi faktin që vrasjet janë bërë nga shteti.
Dosja ka shumë material brenda, por nuk kanë dashur ta hetojnë. SPAK-ut i ka mbetur që në vendet që ka gjetur fajtorët ‘Strasburgu’, të vendosë thjesht emrin. SPAK është shansi i fundit për të vendosur drejtësi për 21 janarin.
(Arena e Lajmit)