Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Operas dhe Baletit u shfaq premiera e shumëpritur e filmit “Prokurori,” një prodhim që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve. Mes të pranishmëve të shumtë në këtë ngjarje ishin edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj.
Në një prononcim për mediat, Grishaj shprehu vlerësimin e tij për filmin . “Unë vlerësoj çdo film shqiptar që prodhohet sot, sepse industria e filmit është shumë e vështirë. Uroj shumë suksese këtij filmi”, u shpreh Grishaj.
Filmi “Prokurori,” ka ngjallur kuriozitet për përmbajtjen dhe kastin e tij. Ky serial, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik.