Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori/ Policia: Në pranga edhe mjeku roje, nuk shënoi në kartelë të dhëna për të plagosurin

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 26-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve policore kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në pranga vihet dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Vendimi i Gjykatës në lidhje me ngjarjen:

Vendimi shkurtuar Nr. 708  “Për vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë” për shtetasin A.K., akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 78-22 të Kodit Penal.

Sot më datë 13.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga Gjyqtar z. Ardit Kuka në përfundim të gjykimit vendosi:

 

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A.K., i arrestuar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 78-22 të Kodit Penal.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.K..
  4. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
  5. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
  6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.

Palët e pranishme morën dijeni.

U shpall në Elbasan, më datë 13.10.2024.

Arena e Lajmit

Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori/ Policia: Në pranga edhe mjeku roje, nuk shënoi në kartelë të dhëna për të plagosurin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook