Rruga Korçë-Ersekë, Rama publikon pamjet: Dy bashkitë lidhen për 20 minuta, nxitje për turizmin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga rruga e re e përfunduar që lidh Korçën me Ersekën, ndërsa dy bashkitë lidhen për 20 minuta.

Kjo rrugë krijon jo vetëm kushte optimale transporti për banorët, por edhe nxit zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë zonë. Kryeministri ka thumbuar edhe ata që sipas tij “vunë kujën” për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, ndërsa shprehet “qesh mirë kush qesh i fundit”.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht.

U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit

Rruga Korçë-Ersekë, Rama publikon pamjet: Dy bashkitë lidhen për 20 minuta, nxitje për turizmin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook