Analisti skeptik për aksionin opozitar/ Ben Andoni: Deri tani ka qenë protestë, jo mosbindje civile

Analisti Ben Andoni komentoi edhe situatën politike në vend, protestat e Partisë Demokratike dhe a do të arrihet të ketë një qeveri teknike.

Andoni u shpreh se është shumë e vështirë të arrihet në qeveri teknike dhe kjo jo vetëm opozitës e cila ende nuk i ka arritur qëllimet e saj por edhe në dimensione të tjera.

Analisti u shpreh, se SPAK po bën një punë të madhe dhe të mire çka do të thotë se Rama do të vijojë në pushtet teksa ata që kryejnë korrupsion nuk po kursehen.

Nga ana tjetër, Andoni tha se PD nuk po bën mosbindje civile, sepse mosbindja civile do të thotë të mos respektosh ligjet pra ne deri tani kemi parë thjesht protesta.

Andoni:

Qeveria teknike është shumë e vështirë të arrihet, thuajse e pamundur dhe kjo ka shumë arsye së pasi sepse PD ende nuk ka arritur në pikat e saj pra në qëllimet e saj, të jetë e mbledhur e fortë dhe me fuqi, dhe nga ana tjetër SPAK po vepron pra nuk po kursehet as në ministra as në deputet as në krerë bashkie etj,,,

Pra këto të gjitha por edhe rrethana të tjera bëjnë që Rama të vijojë të mbajë pushtetin.

Pastaj mos të harrojmë që PD nuk po bën mosbindje civile, këto që po shohim janë thjesht protesta, sepse mosbindja civile do të thotë të shkelësh ligjet, mos ti zbatosh ato…

()

 

Arena e Lajmit

Analisti skeptik për aksionin opozitar/ Ben Andoni: Deri tani ka qenë protestë, jo mosbindje civile

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook