Aksident në Ersekë/ Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Ersekë.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore shoferi dhe pasagjerja, që është edhe bashkëshortja e tij.

Ersekë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksident në Ersekë/ Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook