“Jam përjashtuar nga Partia e Lirisë”, Endrit Braimllari largohet si kryetar i grupit të këshilltarëve në Tiranë. Zbardhet shkresa

Endrit Braimllari ka njoftuar largimin nga kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në këshillin bashkiak të Tiranës. Balkanëeb ka siguruar shkresën e Braimllarit drejtuar kreut të këshillit bashkiak të Tiranës, Romina Kuko.

Ai shkruan se ky vendim ka ardhur si pasojë e përplasjeve në Partinë e Lirisë dhe përjashtimin e tij nga kjo forcë politike, siç shkruan, në datën 1 tetor 2024, në mbledhjen e Komitetit Drejtues.

Si pasojë, Braimllari ka kërkuar largimin e tij si drejtues i grupit të këshilltarëve të PL. Ai ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur, duke shprehur angazhimin e tij “për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Tiranës dhe për të krijuar mundësi të reja për ta”.

Shkresa e Braimllarit

“Të nderuar,
Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë. Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.
Ju uroj punë të mbarë,
ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
ENDRI BRAIMLLARI”.

Shkresa E Braimllarit (1)
Shkresa E Braimllarit (1)

()

Arena e Lajmit

“Jam përjashtuar nga Partia e Lirisë”, Endrit Braimllari largohet si kryetar i grupit të këshilltarëve në Tiranë. Zbardhet shkresa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook