Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 dha një mendim për partitë e reja që pritet të hyjnë në zgjedhjet e vitit 2025.
Lubonja tha se zgjedhjet do të jenë test sesa mbështetje do të kenë partitë e reja. Ai shtoi se ka qenë për idenë që partitë opozitare duhet të jenë në një front të bashkuar, jo nën komandën e Sali Berishës, me qëllim që të përpiqen të rrëzojnë nga pushteti Ramën.
“Të gjithë kanë të drejtën e tyre të krijojnë parti. Zgjedhjet do jenë test sesa mbështetje popullore do kenë partitë e reja. Unë kam qenë për një front të bashkuar të të gjitha partive opozitare, jo nën drejtimin e Berishës, por për të luftuar regjimin autoritar.
Dhe, pastaj të ruajnë identitetet e veta. Duhet të shikojmë sesa vota marrin. Rama rri në pushtet, sepse i ka përçarë, i ka blerë njerëzit dhe ka hequr rotacionin. Do lindë se s’bën nevoja për bashkim, me qëllim që të luftohet maxhoranca”, u shpreh Lubonja.
(Arena e Lajmit)