Olta Gixhari është zyrtarisht opinioniste e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e produksionit me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Deri tani emri i përfolur për këtë pozicion ishte Einxhel Shkira, por nuk dihet çfarë ka ndodhur me marrëveshjen mes palëve pak ditë para nisjes së spektaklit.
Krah Oltës, në rolin e opinionistit këtë sezon do të jetë Milaim Zeka. Ndërkohë moderatorë do vijojnë të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi!