Pritej në kryeqytet, te Dinamo City, por Fredric Veseli driblon blutë duke firmosur për Egnatian. Klubi rrogozhinas, me anë të një njoftimi për mediat, bën me dije arritjen e marrëveshjes me futbollistin e Kombëtares. Veseli ka firmosur një kontratë deri në 2026 me klubin kampion në fuqi. Pa frike, afrimi i Veselit mund të konsiderohet si goditja më e rëndësishme në këtë merkato. Veseli ishte një lojtar i lirë këtë periudhë, për këtë arsye ky nënshkrim erdhi në këto momente:
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.
Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij.