Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas një deklarate të demokrates Dhurata Çupi, e cila ditën e sotme u shpreh në studion e News24 se në protestën e opozitës nuk u dogj selia e PS, por thjesht u hodh molotov.
Braçe ka reaguar duke u shprehur se deputetja e PD tha se është hedhur molotov “sikur ka hedhur oriz në dasëm”.
Nuk ka vonuar më pas replika e Çupit, e cila përmes një reagimi në Facebook u shpreh se nga selia e socialistëve janë djegur jetët e mijëra shqiptarëve, ndërsa sot vazhdojnë të digjen shanset e mijëra të rinjve, mundi i prindërve të tyre, që po rrisin fëmijë për t’i çuar jashtë vendit.
Ajo shtoi se nga ajo seli projektohet dhe zbatohet vjedhja e zgjedhjeve, vjedhja e jetës së shqiptarëve.
Çupi e përfundoi reagimin e saj duke këshilluar Braçen të qetësohet dhe të shohë të keqen te partia e tij dhe jo te molotovi simbolik i njerëzve të revoltuar.