Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Salianjit, Gjekmarkaj: Vendimi ishte shuplakë ndaj opinionit publik, u riposhtërua për së dyti!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për të refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Ervin Salianjit.

Gjekmarkaj u shpreh se vendimi i sotëm i gjykatës është një riafirmim i besnikërsië ndaj “padrinos së drejtësisë”.

Ai e cilësoi këtë vendim edhe si një “shuplakë ndaj opinionit publik”, duke e riposhtëruar atë për së dyti pas “rrëmbimit të Salianjit nga politika”.

“Kam dy lexime për ngjarjen e sotme. Vendimin e gjykatës e shoh si riafirmim të besnikërisë ndaj padrinos së drejtësisë dhe si një shuplakë ndaj opinionit publik duke e riposhtëruar atë së dyti me këtë vendim, duke pasur parasysh gjithë reagimin për rrëmbimin e Salianjit nga politika duke e futur atë në burg. Po flasim për integrimin në Evropë dhe drejtësia përdoret si bahçe personale e një individi që hakmerret duke patur tentakulat e veta në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë për të nxjerrë mllefet që ka si ngarkesë historike”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Salianjit, Gjekmarkaj: Vendimi ishte shuplakë ndaj opinionit publik, u riposhtërua për së dyti!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook