Eksportet bujqësore rritje me 19% në periudhën janar-shtator 2024, ministrja Denaj: Qeveria do të vijojë politikat mbështetëse

Eksportet bujqësore vijuan trendin rritës edhe gjatë këtij viti.

Referuar statistikave zyrtare, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se “gjatë periudhës janar-shtator 2024 eksportet kanë shënuar rritje me 19% krahasuar me një vit më parë”.

Gjatë kësaj periudhe u eksportuan rreth 358 380 tonë produkte bujqësore, kundrejt 301 956 tonë produkte që u eksportuan gjatë janar-shtator 2023.

Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.

Denaj tha se qeveria do të vijojë politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Arena e Lajmit

Eksportet bujqësore rritje me 19% në periudhën janar-shtator 2024, ministrja Denaj: Qeveria do të vijojë politikat mbështetëse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook