A mund të anëtarësohet Shqipëria në 2030 në BE? Tabaku-Kodhelit: Shqipërisë iu dha dora se është Putini apo…

Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku, përkatësisht deputete të PS dhe PD, në rubrikën e “Opinion” në News24 kanë debatuar lidhur me çeljen e negociatave të grup kapitullit të parë mes Shqipërisë dhe BE.

Deputetja socialiste tha se beson se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE në 2030, duke theksuar se nëse beson e arrin edhe atë që të duket e paarritshme.

“Mendoj se është objektiv i arritshëm, nuk besoj se ka njerëz që sot fluturojnë dhe nuk thonë gjëra serioze. Hapat janë aty, janë numëruar hapat dhe kilometrat. E rëndësishme është që të mos vihen shkopinj nën rrota”, tha Kodheli.

Por deputetja demokrate Tabaku tha se njerëzit nuk duhen gënjyer, edhe pse mund ti mbash me optimizëm. “Më duket optimizëm i tepruar, pasi ato që nuk kemi bërë për 11 vite nuk mund të bëhen për 5 vjet. Kroacia ka dashur 7 vjet, Shqipëria thotë se do e bëjë për 5 vjet me një metodologji të re që nuk e kemi provuar. Por sot kemi një problem, që çdo vend anëtar mund të ndalë procesin. Shkopinjtë nën rrota në vendin tonë nuk kanë pasur asnjë ndikim në Bruksel”, tha Tabaku.

Ajo tha se ky proces kërkon vullnet politik, qoftë për reforma ekonomike, politike, zgjedhjet. Tabaku u shpreh se Shqipërisë i është dhënë dora dhe nuk ka qenë asnjëherë e diskriminuar.

“Integrimi europian është kthyer në çështjes sigurie, sepse është edhe Putini atje”, tha Tabaku.

Por Kodheli duke replikuar tha se “nëse do të ishte Putini, do t’i jepej dora edhe Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Më vjen keq që flitet kështu, mbase duke bërë opozitarin, duhet të tregosh vetëm anën e errët edhe kur nuk ekziston. Shqipëria nuk është përkëdhelur, por është monitoruar në gjithçka. Jemi penalizuar disa herë edhe për hatër të të tjerëve, disa herë mund të kishim punuar edhe më mirë. Detyrat janë shumë të mëdha, duhet të kishim bërë gjërat ndoshta edhe më parë”.

“Duhet që momenti momenti ose arsyet gjeopolitike duhet të ndërthuren që të mbërrijmë ato rezultatet që duhet. Në arenën ndërkombëtare kemi pozicionin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë.  Opozita shqiptare do të vazhdojë të rrijë gjatë në opozitë, por do të rrijë gjatë këtë herë”, tha Kodheli.

Arena e Lajmit

A mund të anëtarësohet Shqipëria në 2030 në BE? Tabaku-Kodhelit: Shqipërisë iu dha dora se është Putini apo…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook