VIDEO/ Depërtohen drejt Italisë dy prej refugjatëve të sjellë sot në Shëngjin, zbulohet arsyeja

Teksa në Lezhë kanë mbërritur ditën e sotme emigrantët e parë në kuadër të skemës së dakordësuar me qeverinë italiane, nuk kanë munguar as problematikat.

Raportohet se nga 16 emigrantë që janë sjellë në total në Shqipëri, 14 prej tyre do të dërgohen në kampin e Gjadrit, ndërsa dy të tjerë do të deportohen drejt Italisë.

Mësohet se këta të fundit do të kthehen në Itali për arsye se janë verifikuar se janë minorenë.

Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Depërtohen drejt Italisë dy prej refugjatëve të sjellë sot në Shëngjin, zbulohet arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook