Vendimi/ Licensat e kanabisit dhe të ardhurat vjetore, ja si do të ndahen fondet

Qeveria ka miratuar sot një vendim ku përcaktohet procedura dhe mënyra e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Kanabisit.

Të ardhurat nga tarifa e lëshimit të licencës për subjektet aplikante derdhen 100% në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, të ardhurat nga tarifa vjetore mbi veprimtarinë e subjekteve të licencuara derdhen 70% në buxhetin e shtetit dhe 30% përdoren nga Agjencia.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, është person juridik publik buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë.
Agjencia ka si mision mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it, dhe të prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore e industriale dhe monitorimin e zbatimit të ligjit.

Vendimi

PROCEDURËN DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TË ARDHURAVE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË KONTROLLIT TË CANNABIS-IT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Të ardhurat nga tarifa e lëshimit të licencës për subjektet aplikante derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

2. Të ardhurat nga tarifa vjetore mbi veprimtarinë e subjekteve të licencuara derdhen 70% në buxhetin e shtetit dhe 30% përdoren nga Agjencia.

3. Të ardhurat e Agjencisë, të krijuara sipas pikës 2, të këtij vendimi, klasifikohen në strukturën buxhetore me kapitull 06 “Të ardhura të veta jashtë limitit” të patrashëgueshme dhe përdoren vetëm për investime e shpenzime të mbarëvajtjes së veprimtarisë operacionale të Agjencisë.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Arena e Lajmit

Vendimi/ Licensat e kanabisit dhe të ardhurat vjetore, ja si do të ndahen fondet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook